Reperi MC Kresha licensohet si trajner i futbollit

Reperi i njohur shqiptar, MC Kresha, është një nga artistët më të pëlqyer të zhanrit rap.

Krahas muzikës, ai ka treguar se ka pasion për futbollin dhe ka treguar shumë herë me krenari se është tifoz i flaktë i Liverpoolit.

E mesa duket pasioni ne tij të sportit, ai po e kthen edhe në profesion, pasi nga tashmë ka fituar të drejtën për të ushtruar profesionin e trajnerit të futbollit.

Në Tiranë, MC Kresha ka përfunduar të gjitha trajnimet e UEFAS-s për licensë në kategorinë C.

Diploma C e UEFA-s kërkon një minimum prej 60 orësh arsimimi, një minimum prej 15 orësh shpenzohen për të studiiuar përmbajtjen interaktive të udhëhequr me një minimum 10 orë të përbërë nga përvoja e punës.

Kuesi jepet afërsit 50/50 në aktivitetin në fushë dhe jashtë fushës.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.