Dëmtimet janë shndërruar në një problem të madh për klubet e futbollit. Mbetja jashtë fushave të lojës për një periudhë të gjatë, ka bërë që skuadrat të humbasin jo vetëm në aspektin e cilësisë, por edhe financiar.
Premier League ka qenë ndër më të prekurit nga kjo situatë, diçka që e konfirmojnë edhe shifrat. Sezonin e kaluar numri i dëmtimeve u rrit me rreth 4% nga mesatarja e përgjithshme, ose e thënë në shifrat, 4.123 dëmtime lojtarësh. Mesatarisht, një futbollist lëndohej gjatë një ndeshje në 5 ligat kryesore të kontinentit.
Anglezët e Manchester United ka qënë edhe klubi që ka pësuar më shumë lëndime në sezonin e shkuar. “Djajtë” llogarisin 75 dëmtime, të cilat i kushtuan arkave të klubit rreth 40 milionë Euro paga.