Real Madridi mban takim sekret me yllin e Bayern Munich

Real Madridi po punon që ta përforcojë skuadrën për edicionin e ardhshëm.

Madrilenët ia kanë vënë syrin futbollistit të Bayern Munich, Alphonso Davies.

Madje thuhet se drejtuesit e klubit madrilenë dhe lojtari kanë mbajtur një takim sekret në mesin e muajit shkurt.

Në këtë takim, Reali thuhet të ketë bindur Daviesin që të mos e rinovoj kontratën me Bayernin e cila i skadon në vitin 2025.

Në këtë formë, te Bayern janë të detyruar ta shesin kanadezin në verën e vitit 2024, ose më pas të pranojnë ta humbasin me parametër zero një vit më pas.

Davies i është bashkuar Bayern Munich prej janarit të vitit 2019.

Në të kaluarën, madrilenët kanë rrëmbyer nga gjermanët futbollistë si Toni Kroos dhe David Alaba.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.