Real Madridi blindon me kontratë të re afatgjatë mesfushorin Ceballos

June 23, 2023

Klubi mbretëror, Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratës së Dani Ceballos, edhe për katër vite.

Los Blancos kanë vazhduar me rinovimin e kontratave për disa nga lojtarët në prag të sezonit të ri 2023/24.

Pas transferimit të Jude Bellingham dhe Joselu, rikthimit të Brahim Diaz dhe rinovimit të Toni Kroos dhe Nacho Fernandez, Reali ka njoftuar blindimin e Ceballos me kontratë të re.

“Real Madrid CF dhe Dani Ceballos kanë rënë dakord për të vazhduar kontratën e lojtarit, i cili mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2027”, thuhet në njoftim.

Comunicado Oficial: Ceballos#RealMadrid | #Ceballos2027

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 23, 2023

Ndryshe, Ceballos ka luajtur për Real Madridin në 120 ndeshje gjatë katër sezoneve, në të cilat ai ka arritur 11 trofe: 2 Liga të Kampionëve, 3 Kupa të Botës për Klube, 2 Superkupa Evropiane, 1 La Liga, 1 Copa del Rey dhe 2 Superkupa Spanjolle.

Reklama
Dani Ceballos ka qenë reprezentues i Spanjës në 13 raste. Ai ishte kampion evropian me ekipet spanjolle U-19 dhe U-21, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe me Real Betisin. /Telegrafi/

💪 @DaniCeballos46 💪#Ceballos2027 pic.twitter.com/a8o2qMvEFb

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 23, 2023

Previous Story

Pas 28 orësh not, avokatja shqiptare ndërpret sfidën, dërgohet në spital pas problemeve shëndetësore

Next Story

Borxhi i Barcelonës vazhdon të mbetet 1.35 miliard euro

Latest from Blog

Go toTop