Sabile Zenuni, e cila është shkarkuar nga puna në Shtëpinë e Shëndetit Kumanovë, ka shprehur shqetësimin e saj për një valë shkarkimesh të punonjësve shqiptarë nga të gjitha institucionet shtetërore. Ajo ka theksuar se po ndodhin shkarkime masive dhe zëvendësime me individë nga grupe etnike të tjera, duke përmendur si shembull rasti e saj në Shtëpinë e Shëndetit Kumanovë
Zenuni ka bërë thirrje për ndalimin e sulmeve dhe etiketimeve të padrejta ndaj familjes së saj, veçanërisht ndaj babait të saj, Bashkim Zenuni, ish-ushtar i UÇK-së. Ajo ka nënvizuar se babai i saj, i cili është ndarë nga jeta, nuk ka qenë anëtar i asnjë partie politike, dhe ka shprehur shqetësimin se disa individë po përhapin akuza të pabaza ndaj tij.
Në mesazhin e saj, Zenuni ka apeluar për respekt ndaj kujtimit të të atit dhe ka njoftuar se do të drejtohet në instanca ligjore kundër atyre që vazhdojnë të përhapin shpifje dhe të dëmtojnë imazhin e familjes së saj. Ajo ka kërkuar që të gjithë ata që janë të përfshirë në këto akuza të respektojnë ndjenjat e familjes dhe të ndalin sulmet e padrejta.