Rasti Onkologjia/ Vazhdon mbledhja e Komisionit Anketues në Kuvend

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të vazhdojë mbledhja e Komisionit Anketues për skandalin në Klinikën Universitare të Radioterapisë dhe Onkologjisë.

Gjatë vazhdimit të djeshëm, para anëtarëve të Komisionit folën ish drejtori i Klinikës Nikolla Vasev, u.d. drejtori aktual organizativ Halid Matoshi, ish kolegu i tij Nehad Nuhi dhe Biljana Nastova, udhëheqëse e barnatores në Onkologji.

Vasev theksoi se janë marrë ilaçe që të mos u ndërpritet terapia pacientëve. Ai, siç tha, nuk ndjen përgjegësi morale për ngjarjet në Klinikë derisa ishte drejtor mjekësor. Edhe Nuhi konfirmoi se ka “pasur momente kur me urdhër të drejtorit medicinal, për shkak të mungesës momentale, ishin furnizuar ilaçe, por, kjo, theksoi, ishte në kundështim me Ligjin për Furnizime Publike. Potencoi edhe se e ka trashëguar Klinikën me borxh prej 200 milionë denarë për shkak të furnizimit, ndërsa mospagesës së terapisë biologjike. Para Komisionit Nuhi tha se në asnjë mënyrë nuk ka luajtur me fatin e pacientëve dhe familjeve të tyre, se nuk ka shitur ilaçe, si dhe se me punë joligjore nuk ka “ndërtuar” borxhe për Klinikën. Sipas Nastovës, pjesa softuerike e sistemit KATO nuk ishte komplete. Ajo nuk ndjen përgjegjësi për teknikun farmaceutik nga Onkologjia, Kaltrin Ushtelenca i cili, kujtoi, nuk ishte arrestuar në barnatore, e as për diçka që ka lidhje me punën e saj. Matoshi informoi se për momentin ka ilaçe për të gjithë pacientët onkologjikë, ndërsa buxheti i Klinikës është gati 1,5 miliardë denarë. Sipas tij, Klinika e Onkologjisë nuk jep terapi për institucione të tjera shëndetësore.

Vendimi për formimin e Komisionit Anketues ishte marrë më 20 shtator, pasi pas akuzave në publik për keqpërdorim të ilaçeve në Klinikën e Onkologjisë, Prokuroria Publike ka hapur procedurë parahetimore. Për shkak të akuzave për keqpërdorim të ilaçeve në Klinikë, kishte reagime në publik dhe protesta.

Share

Go toTop