Rasti Onkologjia/ Sot vazhdon dëgjimi i dëshmitarëve dhe ekspertëve

October 18, 2023

Komisioni anketues që e formoi Kuvendi i RMV-së për konfirmimin e përgjegjësisë për skandalin në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë, sot do të vazhdojë me punë me dëgjimin e dëshmitarëve dhe ekspertëve, si dhe shqyrtimin e akteve dhe dokumenteve.

Në seancën e djeshme Komisioni dëgjoi ish-ministrin dhe ministrin aktual të Shëndetësisë, Venko Filipçie dhe Fatmir Mexhiti.

Më parë janë dëgjuar edhe ish-ministri Bekim Sali, si dhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

Komisioni hetimor për rastin e Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë është formuar më 29 shtator pasi Prokuroria Publike ka hapur hetimet paraprake për këtë rast pas raportimeve në media për keqpërdorime dhe parregullsi në trajtimin e pacientëve nga kjo klinikë.

Previous Story

Bujar Osmani: Sulmi në spitalin dhe shkollën në Gaza është akt ç’njerëzor

Next Story

“Operacionet, pa anestezi”, situata dramatike brenda spitalit në Gaza…

Latest from Blog

Go toTop