Rasti në Onkologji/Pas Bekim Sali, sot para Komisionit anketues pritet të dalin Filipçe dhe Mexhiti

October 17, 2023

Ish ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe ministri aktual Fatmir Mexhiti sot do të dëgjohen para Komisionit anketues për skandalin në ISHP Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji.

Kryetarja e Komisonit anketues, Rashella Mizrahi paralajmëroi se sot i pari do të përgjigjet Filipçe, ndërsa pastaj do të flasë Mexhiti.

Deri tani para Komisionit anketues, i cili duhet ta konfirmojë përgjegjësinë politike për skandalin me terapinë e Onkologjisë, kanë folur ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ish ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

Për skandalin e Onkologjisë, Prokuroria publike ende po zhvillon hetim, ndërsa protesta të kohëpaskohshme organizojnë grupe të pacientëve dhe anëtarë të familjeve të të vdekurve nga kanceri.

Previous Story

Bytyqi: Do të propozojmë ligj për korrigjim të rrogave të funsionarëve , ndërsa paratë do t’i orientojmë për masa anktikrizë

Next Story

Aliu: Sistematizim maksimum dy herë në vit, nuk ka më punësime të përkohshme dhe ndryshim të grafës me përkatësi etnike

Latest from Blog

Go toTop