Rasti në Haraçinë/ PTHP: Masa kujdesi, ndalesë kontakti me kryetarin e komunës

Masa kujdesi, obligim që të paraqitet në polici, ndalesë për të vizituar hapësirat e Komunës së Haraçinës, si dhe ndalesë për t`iu afruar dhe kontaktuar me Kryetarin e Komunës së Haraçinës.

Ky është propozimi i dorëzuar nga Prokuroria Themelore Publike në Gjykatën Penale për 69-vjecarin nga Haraçina, siç percjell KlanM komunikatën e PTHP-së, i cili më 23 Maj, siç njofton PTHP, pa leje kishte hyrë në zyrën e Kryetarit të Komunës duke kërkuar t`i ndahet toka që është pronë e Komunës së Haraçinës.

Sipas Prokurorisë, pasi nuk e kishte gjetur në zyrë, e ka takuar në oborr, ka nisur ta ofendojë dhe ta kërcënojë.

Sipas Prokurorisë, ai ka kryer veprën penale – Dhunë konform nenit 386 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Ndryshe, më 25 Maj, siç njofton KlanM, Kryetari i Komunës së Haraçinës, gjatë një konference për media, njoftoi se për shkaqe sigurie mbyllet Komuna e Haraçinës. Autoritetet e kësaj Komune thanë se janë të kërcënuar dhe për disa ditë nuk do të punojë administrata komunale.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.