Në media u raportua se është arrestuar dizajner Valdrin Sahiti, në aeroportin e Stambollit nën dyshimin e posedimit të substancave narkotike, dhe se i njëjti tentoi të kalonte duke përdorur pasaportën diplomatike.
Lidhur me këtë rast, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në një përgjigje për “Betimi për Drejtësi”, ka thënë se e njëjta është në pritje të informacioneve nga autoritetet turke.
Tutje, në përgjigjen e tyre thuhet se disenjatori është pajisur me pasaportë diplomatike në dhjetor të vitit 2020, “me vendim të ish ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj”.
“Meqenëse deri në këto momente MPJD nuk ka asnjë konfirmim zyrtar rreth rastit, ne nuk mund të flasim për masat që duhen marrë në të tilla raste ngase varet nga informacionet zyrtare që do ti pranojmë gjatë ditës”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.