Policia e Kosovës ka njoftuar të premten se ka arrestuar dy persona të cilët lidhen me vrasjen e Liridona Murselit në fshatin Sinidoll të Prishtinës të mërkurën në mbrëmje.
Njëri nga të arrestuarit është bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli.
Siç ka mësuar KOHA përmes burimeve, autori që dyshohet se ka kryer vrasjen e ka pranuar në Polici veprën dhe ka thënë se është paguar nga Naim Murseli. Murseli dhe autori i dyshuar janë bashkëfshatar mes vete.