Raste të pastërta por pa konkretizim, mbyllet 0-0 derbi në Podujevë

October 6, 2024

Llapi dhe Ballkani e kanë përfunduar derbin në “Zahir Pajaziti” me rezultatin e njejtë me të cilin edhe nisi ndeshja.

Pavarësisht se të dyja skuadrat krijuan raste shumë të mira shënimi, portat mbetën të paprekura në Podujevë, raporton Klankosova.tv.

Në fakt, suharekasit e gjetën rrjetën e nikoqirit në pjesën e parë me anë të sulmuesit Sunday Adetunji, por paraprakisht bashkëlojtari i tij, Bleart Tolaj e kishte prekur topin me dorë dhe goli u anulua, njofton Klankosova.tv.

Ky duel ishte i vlefshëm për javën e tetë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Të dyja ekipet deri tani kanë grumbulluar nga 14 pikë, njofton Klankosova.tv.

Çerekun e parë të ndeshjeve në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, kampioni aktual e mbyll me derbin e qytetit, ku luan ndaj Suharekës, kurse nënkampionët llapjanë shkojnë në Klinë për t’u përballur me Dukagjinin.

Previous Story

Malisheva e ka përnjëmend, përmbys Suharekën dhe vazhdon kryesimin

Next Story

Zbulohen prapaskenat e Arbër Zenelit me FFK-në, si iu “vodh” numri i fanellës pa e informuar?

Latest from Blog

Go toTop