Rast tragjik në SHBA/ Shqiptari vret bashkëshorten dhe më pas vetëvritet

June 21, 2023

Dy trupa të pajetë u gjetën të dielën në një shtëpi në Fort Wayne, Huntertown të SHBA. Bëhej fjalë për një çift shqiptar bashkëshortësh, Arben Gllafce, 49 vjeç dhe Arjana Gllafce 48-vjeçe.

Këtë të mërkurë, autoritetet amerikane kanë zbardhur krimin e rëndë. Kështu, sipas asaj që raportojnë mediat atje, ekspertiza mjeko-ligjore doli në konkluzionin se Arjana u vra nga bashkëshorti i saj, i cili më pas u vetëvra.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë momentalisht nuk dihen ende.

Previous Story

Akademi përkujtimore kushtuar gazetarit dhe aktivistit Kreshnik Ajdini

Next Story

Thirrja tronditëse e vajzës që pa babanë të vriste tre djemtë e vegjël të tij

Latest from Blog

Go toTop