Bashkimi Demokratik për Integrim është fituesja më e madhe pas takimit mes Mickoskit dhe Kovaçevskit, thotë për indeks.mk, njohësi i rrethanave politike, Ivo Rangjelloviq.
Ai thotë se Mickoskit i është kujtuar shumë vonë për ndryshimet kushtetuese.
“Duke shikuar nga ky prizëm, BDI-ja është fituesja më e madhe nga takimi Mickoski – Kovaçevski, sepse pikërisht ata, “sakrifikuan”, Qeverinë dhe daljen nga pushteti deri në zgjedhjet e ardhëshme, vetëm për të kaluar ndryshimet Kushtetuese”, deklaroi Rangjeloviq.
Sipas tij, veprimi i Mickoskit “PÉR” të mbështetur ndryshimet Kushtetuese, logjikisht është i vonuar.
“Mendoj se logjika partiake ështé tregues se Mickoski është shumë vonë që t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese dhe të përfitojë pikë politike nga e njëjta”, tha Rangjelloviq.
Kujtojmë, kreu i opozitës dje në mënyrë direkte tha që VMRO-ja do t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese dhe do të bëhet pjesë e Qeverisë, vetëm nëse BDI-ja del në opozitë. Nga partia e Ahmetit në mënyrë eksprese i reaguan Mickoskit duke thënë se pranojnë sfidën për të dalë në opozitë, nëse VMRO-ja voton ndryshimet Kushtetuese, para formimit të Qeverisë.