Ramadani: Bashkëpunimi i partive shqiptare me VMRO-në ka logjikë vetëm nëse i voton ndryshimet kushtetuese!

October 4, 2023

Ish-deputeti Ismet Ramadani, duke përcjellë me vëmendje lëvizjet politike, e shikon me dozë rezerve afrimin gjithnjë e më të madhe të opozitës shqiptare me atë maqedonase.

Sipas tij, bashkëpunimi me VMRO-në do të jetë i mundur vetëm nëse VMRO-DPMNE-ja votojnë ndryshimet kushtetuese.

Në prononcimin e tij për indeks.mk ka thënë se partitë politike shqiptare, qoftë në opozitë, qoftë në pushtet, duhet të jenë të kujdesshme dhe ta kenë të qartë se nëse nuk i votojnë ndryshimet kushtetuese, ato do të kalojnë në krahun e partive politike antiperëndimore dhe antishqiptare. Ramadani ka thënë se kjo do të thotë se VMRO-ja nuk do të ketë asnjë partner shqiptar për të formuar qeveri në të ardhmen.

“Bashkëpunimi me VMRO-në do të varet se si VMRO-DPMNE-ja do t’i kalojë këto sfida që i ka para vetes. Në qoftë se VMRO-ja nuk i voton ndryshimet kushtetuese do të jetë parti e cila do të izolohet nga brenda dhe nga faktori ndërkombëtar, dhe atëherë partitë politike shqiptare, as që do ta kenë guximin, as që do t’i arsyetojnë shqiptarët si elektorat, që të hyjnë në koalicion eventual me VMRO-në. Prandaj partitë politike shqiptare qofshin ato në opozitë, qoftë ato në pozitë duhet që të jenë shumë të kujdesshme dhe sipas meje duhet t’ia bëjnë me dije VMRO-DPMNE-së që tani se në qoftë se nuk i votojnë ndryshimet kushtetuese , atëherë pra duhet ta dijnë që më përpara se nuk do të kenë mundësinë të bëjnë qeveri, respektivisht, nuk do të mundë të kenë asnjë nga partitë politike shqiptare në koalicion të ardhshëm eventual për qeverisje”, thotë Ramadani.

Previous Story

Halili: Gjithsej 4.4 milionë euro shpëndahen për të mbështetur 86 ndërmarrje në kuadër të Thirrjes publike “Grante të bashkëfinancuara për zhvillim teknologjik për rritje të përshpejtuar ekonomike”

Next Story

Publikohet ‘Maybach’, këngëtari i njohur bëhet virale edhe në Tik Tok

Latest from Blog

Go toTop