Rama: Të vendosë drejtësia nëse Ahmetaj ka faj apo jo

July 15, 2023

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama ka reaguar me anë të një video-mesazhi pasi Kuvendi vendosi sot që t’i heqë mandatin e deputetit, ish-numrit dy të qeverisë së tij, Arben Ahmetajt.

Rama theksoi se autorizimi i arrestimit të një deputeti që ka pasur poste të rëndësishme në qeveri, ishte një test i radhës për PS-në, “si nismëtare dhe mbështetëse e Reformës në Drejtësi.”

Megjithatë, kryesocialisti theksoi se nuk pajtohet dot me askënd që “abuzon me besimin e dhënë nga shqiptarët për ta kthyer mandatin në një mundësi për të fryrë xhepat.”

“…E kam pasur edhe për nivelin e lartë të qeverisjes tonë. Mua këtë mision ma kanë besuar shqiptarët. Dhe përpara tyre, për ta udhëhequr këtë përpjekje historike në të mirë të të gjithëve…unë nuk pajtohem dot me askënd që e abuzon këtë besim duke e kthyer mandatin e shqiptarëve dhe besimin tim në një mundësi të palejueshme për të fryrë xhepin duke punuar për shtetin,” deklaroi ndër të tjera kreu i qeverisë.

“Nuk më takon mua ta them që Arben Ahmetaj është fajtor apo i pafajshëm,” tha Rama teksa shtoi se dosja e përgatitur për të nga organet hetimore ishte voluminoze.

Dosja e Ahmetajt, siç u shpreh Rama krijonte përshtypjen se ka dyshime të mjaftueshme për të mos e ndaluar autorizimin e kërkuar nga SPAK-u, dhe ish-ministri i Financave është zhveshur tashmë nga imuniteti./A2CNN

Previous Story

Bomgartner: Ekziston momenti që duhet shfrytëzuar, këtu dhe tani, për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut

Next Story

Gir: Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë nuk është në kundërshtim me interesat e Maqedonisë së Veriut

Latest from Blog

Go toTop