Rama takon Erdoganin diskutojnë për veriun e Kosovës

July 12, 2023

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka njoftuar se ka zhvilluar një takim bilateral me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në kuadër të Samitit të NATO-s që po mbahet në Vilnius të Lituanisë.

Rama tha se temë e takimit me të do të jetë situata në rajon me theks Veriu i Kosovës.

“Vilnius, Lituani –  Me Presidentin Erdoğan, në takimin bilateral për situatën në rajonin tonë dhe veçanërisht në Veriun e Kosovës”, ka shkruar Rama në Facebook, duke i bashkëngjitur edhe disa fotografi të takimit.

Në Vilnius janë mbledhur liderët e shteteve anëtare të NATO-s me temë kryesore Ukrainën.

 

 

Previous Story

Weber: Gjuha jodiplomatike e Gërvallës në Dubrovnik përkeqëson edhe më tej pozitën e Kosovës

Next Story

FOTOT- Dj Geek dhe Keisi Medini kapen mat, konfirmohet çifti i ri në showbiz?

Latest from Blog

Go toTop