Rama takohet me Haradinaj: Diskutuam për zhvillimet që po kalon rajoni

October 19, 2023

Sot në Tiranë një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike. I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj.

E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova.

Previous Story

Kop: Holanda do të vazhdojë të jetë partnere për rajonin në rrugën drejt BE-së

Next Story

Abdiu-Halili: Me zbatimin e standardeve të BE-së do të kemi bujqësi konkurruese në tregun evropian

Latest from Blog

Go toTop