Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në konferencën e përbashkët të zhvilluar me kryeministrin e Edi Rama deklaroi se vendi që ai drejton është anëtar i mbi 70 iniciativave dhe organizatave.
Gjatë fjalës së tij Abazoviç u shpreh se interesi i Malit të Zi është procesi i suksesshëm i integrimit evropian.
Po ashtu ai ka theksuar se me ose pa Ballkanin e Hapur marrëdhënie mes vendeve janë njësoj.
Gjithashtu Abazoviç është pyetur ditën e sotme nëse ka marrë një përgjigje nga Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç për një takim të mundshëm të Mal të Zi për të arritur marrëveshjen mes tyre, për të cilën tha se nuk kanë marrë ende përgjigje, por theksoi se nëse është nevoja, do të jenë në dispozicion të dy vendeve për të arritur një konsensus.
“Mali i Zi është anëtar i mbi 70 iniciativa. Nuk është e rëndësishme se si quhet iniciativa, por që të marrim pjesë. Interesi i Malit të Zi është që nëse duam të jepi të suksesshëm në procesin e integrimit, duhet të kontribuojmë në të. Kemi njerëz që kanë integritet. Dhe ata po sillen në mënyrë të përgjegjshme. Kemi dëgjuar edhe lëvdata, qëllimi i përbashkët është që të mos shkojmë mbrapa. Kjo është ajo që duhet të vazhdojmë ne, nëse ata e vazhdojnë iniciativën këtu jemi ne, nëse do e mbyllin ne do vazhdojmë,” tha Abazoviç.
(BalkanWeb)