Rama ndan pamjet nga punimet për rrugën e Dukagjinit: Lehtëson qarkullimin e mjeteve për banorët e turistët

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se me përfundimin e segmentit Prekal-kir, do të lehtësohet qarkullimi i mjeteve jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për turistët e shumtë që do të zbulojnë Dukagjinin.

“Vijon puna për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit, në segmentin Prekal-Kir, 17 km i gjatë, që do lehtësojë qarkullimin e mjeteve jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për turistët e shumtë që do të zbulojnë Dukagjinin, dhe bukuritë e tjera të veriut të Shqipërisë”, shkruan Rama në Facebook.

https://www.facebook.com/watch/?v=358413113189364&t=0

Share

Go toTop