Rama i reagon Lajcakut: Veproni me vendosmëri, veriu i Kosovës s’mund të bëhet Donbas

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me takimin e djeshëm në Bruksel të kryenegociatorëve me emisarin sllovak, Miroslav Lajcak, takime nga të cilat s’ka pasur pothuajse kurrfarë progresi.

Rama në reagimin e tij ndaj njoftimit të Mrisoalac Lajcak, ka thënë se BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar zbatim të shpejt të Marrrëveshjes Themelore, shkruan Gazeta Express.

Kreu i Qeverisë shqiptare ka thënë se rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë dhe sipas tij nuk duhet lejuar që veriu i Kosovës të bëhet një “Donbas i Vogël” nga trazirat e nxitura nga Rusia.

Rama gjithashtu ka thënë se s’duhet lejuar që as dialogu të bëhet një lojë e Ballkanit të Vjetër ku palët fajoësojnë njëra tjetrën nga mungesa e vullnetit real dhe të fortë të tyre.

Kryeministri i Shqipërisë ka thënë se përveç diskutimeve të mira, ajo që i nevojitet rajonit është një përparim para se të jetë shumë vonë.

“BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të Marrëveshjes Themelore. Rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të lejojmë që as veriu i Kosovës, ku kufiri mes krimit të organizuar dhe politikës lokale është i mjegulluar, të bëhet një Donbas i Vogël nga trazirat e nxitura nga Rusia dhe as Dialogu të bëhet një lojë fajësimi e Ballkanit të Vjetër nga mungesa e një vullneti real dhe të fortë të palëve të përfshira në të! Diskutimet janë të mira, por ajo që i nevojitet rajonit është një përparim para se të jetë tepër vonë”, ka shkruar Rama.

 

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.