Rama: 13 marrëveshjet janë dorëzuar të firmosura në Kosovë! Pres konfirmimin për takim me Kurtin

July 6, 2023

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se 13 marrëveshjet janë firmosur nga qeveria shqiptare.

“Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, shkruan Rama.

 

Previous Story

Publikohen shkrimet nga ditari sekret, politik i Enver Hoxhës

Next Story

Motrat Istrefi ‘çmendin’ pushuesit me linjat e tyre të shfaqura vetëm në bikini!

Latest from Blog

Go toTop