Rama: 122 mjekët e sapo punësuar kanë përforcuar ekipet tona nga veriu në jug

August 3, 2023

Kryeministri Edi Rama shkruan se skuadra e re prej 122 mjekëve të sapopunësuar në kujdesin parësor ka përforcuar ekipet mjekësore nga veriu në jug.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se në 6 muajt e parë të vitit janë punësuar 195 mjekë të përgjithshëm dhe mjekë specialistë në sistemin shëndetësor parësor.

“Skuadra e re e 122 mjekëve të sapopunësuar në kujdesin parësor, ka përforcuar ekipet tona nga veriu në jug. Në 6 muajt e parë të vitit janë punësuar 195 mjekë të përgjithshëm dhe mjekë specialistë në sistemin shëndetësor publik”, shkruan kryeministri Rama.

Previous Story

Njiheshin që në fëmijëri, si nisi dhe përfundoi martesa 18-vjeçare e kryeministrit kanadez me “vajzën e ëndrrave”

Next Story

Grafiti “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” shfaqet në Banja Llukë

Latest from Blog

Go toTop