Kryekrimineli serb, Milan Radojçiq ka konfirmuar faktin se ai ka qenë organizatori kryesor i sulmit terrorist të së dielës në Banjskë.
Në një letër drejtuar opinionit, Radojçiq ka gjetur hapësirë edhe të viktimizohet duke thënë se nuk është terrorist, shkruan lajmi.net.
Madje, thotë se edhe vrasja e policit Afrim Bunjaku ishte aksidentale.
“Radojicic shpjegoi se polici i Kosovës u vra aksidentalisht, ndërsa avokati i tij më pas shpjegoi se ai u vra nga një mjet shpërthyes që nuk ishte i destinuar për të”, tha avokati i Radojçiqit sipas mediave serbe, gjithnjë duke cituar fjalët e Radojçiq.