Masa e Qeverisë për çmime të garantuara të produkteve, po jep rezultate konkrete, thonë qytetarë e anketuar. Por disa qytetarë theksojnë se çmimet në disa markete janë liruar vetëm për disa produkte që u është afruar afati i skadencës.
“Mirë janë, kështu edhe duhet të veprojë Qeveria, tani ka më shumë interesim, por varfëria e bën të veten. Nuk kanë popullata, janë harxhime të mëdha, patjetër duhet t’i shikojmë çmimet. Rrogat i kemi si në Shkup, e standardi sikur të ishim në Evropë.”, – theksoi një blerës.
“Të gjitha janë gënjeshtra të Qeverisë, njërën anë i rrisin, tjetrën anë i zbresin. Thonë 14% janë rritur, e disa kanë shkuar 100%, është për t’u habitur. Çmime të garantuara, atyre që u kanë kaluar afatet, kur e prenë sallamin – pëlcet.”, – tha një blerës tjetër.
“Unë mendoj se janë mirë, janë çmime normale. Mendoj që çmimet janë si duhet, nuk mendoj që janë të padrejta.”, – u shpreh një blerës.
“Na duket më lehtë për standardin, tani mirë janë. Ka dallim shumë, janë normal.”, – u shpreh një blerës tjetër.