Presidenti i kampionit aktual të Maqedonisë në futboll, F.C. Struga Trim&Lum, Mendy Qyra në një prononcim për indeks.mk ka folur për suksesin historik të ekipit shqiptar që brenda tetë viteve arriti të fitojë titullin e parë kampion dhe është në lojë për të fituar edhe kupën e Maqedonisë.
Numri një i struganëve në deklaratën e tij ka potencuar se me këtë sukses historik, F.C. Struga Trim&Lum u ka mbyllur gojën të gjithë analistëve dhe skeptikëve që fitoren e Strugës e shihnin mision të pa mundur, njofton indeks.mk
Megjithatë, Qyra nuk ka fshehur edhe sfidat e shumta nëpër të cilat ka kaluar ekipi për të bërë këtë histori.
Ai ka falënderuar të gjithë futbollistët për angazhimin maksimal e profesional, por pa harruar edhe kryesinë e klubit dhe trajnerin shqiptarë.
Ai ka thënë se ky titull i bën krenarë të gjithë shqiptarët, sepse Struga Trim&Lum është ekip që përfaqëson të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, po në veçanti struganët.
Presidenti i Strugës ka thënë se ekipi i tij do ta fitojë edhe Kupën e Maqedonisë të Shtunën, kur edhe do të zhvillohet ndeshja finale mes Makedonija GJ.P.-së dhe Struga Trim&Lumit.
Qyra ka folur, e në të njëjtën kohë ka uruar edhe Shkupin po edhe Shkëndijën të cilat kanë arritur të sigurojnë dalje në Evropë, por ka folur e ka uruar edhe klubet tjera shqiptare, Voska Sport dhe Gostivarin, të cilat nga viti i ardhshëm do të bëhen pjesë e Ligës së Parë.
Për më tepër, ndiqeni intervistën me presidentin e Struga Trim&Lum, Mendy Qyra për Indeks.mk