Qyra: Jemi krenarë me titullin, por nuk ndalemi me kaq, e duam edhe kupën!

May 17, 2023

Struga Trim & Lum javën që lamë pas, u shpall edhe zyrtarisht kampion i Maqedonisë së Veriut në futboll edhe atë pasi mundi me rezultat 2-1 ish kampionin, F.C. Shkupin.

Presidenti i ekipit kampion, Mendy Qyra, në një prononcim ekskluziv për indeks.mk ka folur për gëzimin e struganëve, sfidat nëpër të cilat ata si klub kanë kaluar po edhe ambiciet që ka klubi në vazhdim, sepse është ende në garë për të fituar edhe Kupën e Maqedonisë.

Qyra ka thënë se rruga deri te suksesi nuk ka qenë fare e lehtë, por me punë e përkushtim po edhe me profesionalizëm arrihet çdo sukses.

Për fitimin e titullit kampion, Qyra ka falënderuar futbollistët për përkushtimin maksimal në fushë, trajnerin dhe të gjithë kryesinë e klubit të cilët punuan pa ndërprerje dhe pa lodhje e me plotë profesionalizëm e përkushtim.

Ai ka thënë se ky titull i bën krenarë të gjithë shqiptarët, sepse Struga Trim&Lum është ekip që përfaqëson të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, po në veçanti struganët.

Presidenti i Strugës ka thënë se ekipi i tij do ta fitojë edhe Kupën e Maqedonisë të Shtunën, kur edhe do të zhvillohet ndeshja finale mes Makedonija GJ.P.-së dhe Struga Trim&Lumit.

Qyra ka folur, e në të njëjtën kohë ka uruar edhe Shkupin po edhe Shkëndijën të cilat kanë arritur të sigurojnë dalje në Evropë, por ka folur e ka uruar edhe klubet tjera shqiptare, Voska Sport dhe Gostivarin, të cilat nga viti i ardhëshëm do të bëhen pjesë e Ligës së Parë.

Për më tepër, ndiqeni intervistën me presidentin e Struga Trim&Lum, Mendy Qyra për Indeks.mk

Previous Story

Driton Zenku: Derëtari i Korridorit 8

Next Story

Mickovski tash provon të luajë edhe në “kartën” e “shtetit binacional”!

Latest from Blog

Go toTop