Qoku e pranon: Opozita nuk ka as platformë e as program!

Bekim Qoku, anëtarii VV-së dhe këshilltari i kryeministrit Albin Kurti në një “Click Plus”, ka deklaruar se tre partitë që përbëjnë bllokun opozitar të quajtur LEN, ende nuk kanë program.

Qoku thotë se janë duke pritur edhe ASH-në dhe se program sipas tij është ende në duke u përgatitur, sepse sipas tij, pikërisht ASH-ja është problemi.

“Jemi në përpilim e sipër. Nuk mund të themi temat. Është në proces, vijat dhe përcaktimi programor janë në përpunim. Na duhet edhe Aleanca, sepse ASH-ja ka qenë një problem, për të konsoliduar temat dhe platformën, listat dhe shumë gjëra”, tha mes tjerash Qoku.

Kjo deklaratë e Qokut zbulon edhe një fakt tjetër, atë se opozita ende pa u bashkuar ka diskutuar e debatuar aspektin numeric dhe renditjen e listave zgjedhore, për të cilën liderët e tre partive, në ҫdo paraqitje kanë thënë se për një gjë të tillë nuk është diskutuar.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.