Qoku: Blloku opozitar ka diskutuar ҫështjen e listave, ende si kemi qartësuar vijat e kuqe

Bekim Qoku është njëri nga eksponentët dhe figurat “përfaqësuese” të bllokut opozitar në RMV. Në Click Plus në Tv21, Qoku ka zbuluar faktin se opozita shqiptare ende nuk ka të përgatitur platformën dhe programin për zgjedhjet e 8 majit.

“Jemi në përpilim e sipër. Nuk mund të themi temat. Është në proces, vijat dhe përcaktimi programor janë në përpunim”, tha Qoku.

Veҫ asaj, Qoku ka zbuluar se opozita ka diskutuar gjërë e gjatë lidhur me listat zgjedhore me të cilat do të garojë në zgjedhjet e tetë majit.

Për mungesën e platformës dhe programit Qoku e ka akuzuar vonimin e veprimit të ASH-së dhe ka zbuluar “gënjeshtrat” e krerëve të opozitës të cilët në secilin prononcim publik kanë deklaruar se nuk është diskutuar asnjëherë ҫështja e litave.

“Na duhet edhe Aleanca, sepse ASH-ja ka qenë një problem, për të konsoliduar temat dhe platformën, listat dhe shumë gjëra”, pohoi Qoku.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.