Qeveria propozon intonimin e himnit nëpër shkolla, reagon profesori Dauti!

December 12, 2024

Pasi në komisionin parlamentar kaloi me shumicë votash propozim ligji i Qeverisë, (Ministrisë së Arsimit), që i obligon nxnënësit e shkollave të mesme të interpretojnë himnin e Maqedonisë së Veriut, ka reaguar profesori universitar Bardhyl Dauti, raporton indeks.mk

Sipas Dautit himni i shtetit tonë nuk përmban brenda atributet historike të shqiptarëve po edhe komuniteteve tjera të këtij vendi. Dauti propozon që fillimisht të ndryshohet teksti i himnit më pastaj të sillet ligj siç është propozuar.

“Qeveria propozon ligj për intonim të himnit nga të gjithë nxënësit e shkollave të mesme, i cili himn nuk përmbahet brenda korpusit të reflektimeve nacionale të të gjithë qytetarëve në shtet. Himni shtetëror i Maqedonisë së Veriut të ndryshojë tekstin e të përmbaj atributet historike të të gjithë komuniteteve që jetojnë në shtet. Vetëm atëherë ai mund të intonohet nga të gjithë nxënësit e qytetarët njëtrajtësisht, pa ngarkesa psiqike. Ndryshe, është e panatyrshme, ndodh revoltë!”, ka shkruar Dauti/ Indeks.mk/

Previous Story

Tërmet i fuqishëm dridh Maqedoninë

Next Story

Ajdari dhe Bytiqi me reagime për vendimin e MASH për intonimin e himnit nëpër shkolla

Latest from Blog

Go toTop