Qeveria miraton, Grubi kumton lajmin e madh: Së shpejti një pikë të përbashkët kufitare me Kosovën

Zënvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka kumtuar lajmin për lehtësim të qarkullimit ndërkufitarë mes RMV-së dhe Republikës së Kosovës.

Ai ka njoftuar se vendkalimet e përbashkëta kufitare së shpejti do të bëhen realitet!

Më tej ka pohuar se një gjë e tillë është miratuar sot në seancën e Qeverisë, dhe se është angazhuar Ministria e Punëve të Brendshme t’i qaset nënshkrimit të kësaj marrëveshje të rëndësishme.

”Lehtësojmë lëvizjen ndërkufitare me Republkën e Kosovës! Vendkalimet e përbashkëta kufitare së shpejti do të bëhen realitet! Në seancën e sotme të Qeverisë shqyrtuam dhe miratuam Raportin për negociatat e realizuara dhe tekstin e përshtatur të Kontratës me Qeverinë e Republikës së Kosovës për pikat e përbashkët kufitare “Bllacë – Han i Elezit” dhe “Jazhincë – Glloboçicë”.Angazhuam Ministrinë e Punëve të Brendshme t’i qaset nënshkrimit të kësaj marrëveshje të rëndësishme”, ka njoftuar Grubi.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.