Ligji i propozuar për amnisti do të debatohet në Qeveri dhe do të dërgohet në Kuvend me korrigjimet e nevojshme, njoftoi kryeministri Dimitar Kovaçevski. Koordinimi me sektorin e legjislacionit duhet të bëhet deri sot, pasi një javë më parë në seancën e Qeverisë u konstatua se ka nevojë për një koordinim shtesë me institucionet kompetente.
Sipas Kovaçevskit, Propozimi – ligji, i cili lejon lirimin dhe uljen e dënimeve me burg për krime të lehta, nuk vlen për rastet e PSP-ve, të dënuar nga 27 prilli dhe zyrtarëve parlamentar ndaj të cilëve po zhvillohet ndjekja penale.
Qëllimi i ligjit, sipas Ministrisë së Drejtësisë, është të mundësojë lehtësim në burgjet e vendit, duke pasur parasysh se gjendja atje në periudhën e kaluar është alarmante dhe kjo është theksuar në raporte të shumta ndërkombëtare si dhe nga Komisioni kundër torturave në kuadër të Këshillit të Evropës.