Qeveria e BBVA, vendimi që merr Luizi si kryeministër

Banorët e Big Brother VIP Albania, kishin një sfidë të mërkurën, ata do të duhej të zgjidhnin Qeverinë.

Me këtë rast, Kristi u zgjodh President, Luizi u zgjodh kryeministër, Efi kryetare e Parlamentit, Elvisi ministër i drejtësisë, Qetsori ministër i brendshëm, Jori avokate e popullit, ndërsa Dea, Bledi, Keisi, Kiara dhe Nita janë populli, të cilët do adresojnë problematikat e tyre.

Luizi, Elvisi dhe Qetsori diskutuan edhe për ligjet që do vendosen në Big Brother Vip.

Luizi propozoi që zgjimi të bëhet me orar, pasi qeveria të ngrihet nga gjumi dhe pas ndërrimit të baterive.

Në momentin e fikjes së dritave, Luizi propozoi që të gjithë të flasin me zë shumë të ulët, për të respektuar pjesën tjetër që ka nevojë të qetësohet.

Ndërsa, Qetsori, nën cilësinë e Ministrit të Brendshëm propozoi që përshëndetjet të bëhen me detyrim, duke qenë se disa banorë nuk thonë as “Mirëmëngjesi”.

Një tjetër pikë që është kthyer në shqetësim për shumicën e banorëve, ka qenë pikërisht rrëmuja e vazhdueshme.

Për këtë, qeveria vendosi që pas çdo përfundimi mëngjesi, dreke, darke apo vakti të ndërmjetëm, gjithsecili të lajë pjatën apo gotën e tij.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.