Të punësuarit në sektorin publik do të kenë 10% rroga më të larta në xhirollogaritë e tyre. Kjo pasi qeveria dhe sindikatat arritën marrëveshje për rritjen e pagave në sektorin publik dhe harmonizimin e marrveshjes kolektive. Rritja prej 10% do të jetë prej muajit shtator.
Gjithashtu palët janë dakorduar që punëtorët në sektorin publik në fund të vitit të marrin edhe K15.Qeveria marrëveshjen e cilëson si historike.
“Me rrogën e shtatorit tani në vitin 2023, rritja do të jetë 10% e rrogave të të punësuarve në sektorin publik, k15 deri në fund të dhjetorit, secili i punësuar do të merr nga 10 mijë denarë, kurse në marrëveshjen kolektive do të qëndroj që pagesa e k15 nga vitit 2024 të jetë së paku 30% nga rroga mesatare”, u shpreh ministrja për punë dhe politikë sociale Jovana Trençevska.
“Kemi një nga refomat e rëndësishme në aspekt të sistemit të rrogave, për të cilën do të pason edhe futjen në ligje, që nënkupton se në mënyrë sistematike i zgjidhim pagat, do të vlejë për të gjithë në sektorin publik dhe nga marsi i vitit 2025, paga do të llogaritet në bazë të koeficientit plus paga bruto mesatare”, theksoi ministri i financave Fatmir Besimi.
Nga sindikatat thonë se të punësuarit në sektorin publik duhet të jenë të kënaqur me këtë marrëveshje të arritur. Edhe pse kërkesat e sindikatës ishin më të mëdha, për ta më e rëndësishme është që po rriten pagat e të punësuarve.
“Edhe pse pozicionet tona fillestare ishin të ndryshme si tonat si ato të qeverisë, për ne si sindikata ishte e rëndësishme që të punësuarit në sektorin publik në bankomate prej shtatorit të marrin më shumë se sa 14.2%, me çka me këtë koeficient të cilin e kemi dakorduar, e kemi arritur, nëse e kemi parasysh se rrogat e pjesës së madhe të të punësuarve në sektorin publik u rritën gjatë periudhës së kaluar. Për ne ishte e rëndësishme që ajo rritje e pagave në sektorin publik të mos anulohet me këtë rritje, por që kjo rritje të jetë shtesë e asaj rritjes nga janari deri në shtator. Gjithashtu është mirë që dakorduam regresin për pushim vjetor”, u shpreh kryetari i LSM-së Sllobodan Trendafillov.
Për realizimin e gjithë kësaj ministri Besimi paralajmëroi se në shtator do të ketë ribalanc të buxhetit, por nuk konkretizoi se sa para do të nevojitendhe se cilat zëra do të shkurtohen.
Sa i përket metodologjisë së re për llogaritje të pagave, palët do të duhet të konretizojnë marrëveshjen, por nga ajo që dihet është se e njejta do të vlejë nga marsi i vitit 2025 dhe do të llogaritet në bazë të koeficinetit dhe pagës bruto mesatare.