Qëllohen me armë zjarri dy shtetas të Maqedonisë në Greqi – njëri ka ndërruar jetë

July 15, 2023

Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Hanioti të Halkidikit në Greqi. Konkretisht rreth orës 03:30 të mëngjesit janë qëlluar me armë zjarri dy persona nga Maqedonia. Ata janë transportuar menjëherë në Shtëpinë e Shëndetit Kasandra.

Njëri prej të dyve, një 39-vjeçar ka ndërruar jetë, ndërsa shoku i tij 45-vjeçar është shtruar me plagë në spitalin Poligiros.

Siç përcjell KlanM informatat e mediave greke, i ndjeri është biznesmen i njohur nga Shkupi, pronar i një kazinoje.

Sipas dëshmitarëve okularë, burra të panjohur me kapuç i janë afruar dhomës me qira ku po qëndronin dhe i kanë qëlluar.

Policia e Poligiros po kryen hetimet paraprake.

Previous Story

Zëvendës kryenegociatorja me BE-në, Abdiu-Halili takoi ndihmës sekretarin e shtetit për Europë të SHBA-së, Gabriel Escobar

Next Story

Konfirmohet identiteti i viktimës dhe të plagosurit nga Shkupi në Greqi

Latest from Blog

Go toTop