Puloveri i kuq i Princeshës Diana del në shitje me çmimin marramendës

July 21, 2023

Një pulovër e kuqe, me dele të bardha dhe një të zezë, e veshur nga princeshë Diana kur ajo ishte 19-vjeç, ka dalë në ankand për më shumë se 50,000 dollarë.

Asokohe, 19-vjeçarja Diana e veshi pulovrën dhe u fotografua në një ndeshje polo në qershor të vitit 1981, pas fejesës së saj me Charles, kur ishte edhe trashëgimtar i fronit. Pulovra është krijuar nga “Warm & Wonderful” dhe delja e zezë në të është paralelizuar shumë shpesh me karakterin rebel dhe unik të princeshës Diana.

Kjo pulovër, çmimi i së cilës mund të arrijë edhe shifrën 80,000 dollarë do të ekspozohet në shoëroom-in e “Sotheby” në New York, nga data 7-13 shtator. Oferta do të hapet nga 31 gushti deri më 14 shtator.

Previous Story

Ferrari Purosangue që kushton 14 mijë euro

Next Story

“Kosova në zgjedhje të reja”, PDK zbulon tetë arsyet pse duhet të ndodhë kjo

Latest from Blog

Go toTop