Publikohet Konkursi për regjistrim në arsimin e mesëm për vitin shkollor 2023/24 në Maqedoni

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat ​​e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve do të bëhet në një afat regjistrimi me dy paraqitje edhe atë paraqitja e parë në muajin qershor, më 20 dhe 21 qershor dhe paraqitja e dytë më 27 dhe 28 qershor 2023, përmes portalit të shërbimeve elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës https:// e-uslugi.mon.gov.mk me paraqitjen e nxënësve të shkollave të mesme përmes llogarive të tyre të përdoruesve në Schools.mk.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në shkollat ​​ku do të paraqiten numër më i madh i nxënësve se numri i planifikuar, të cilët plotësojnë kushtet e përcaktuara, do të organizohet testim kualifikues sipas materialit mësimor nga klasa e tetë dhe e nëntë në lëndët në vazhdim:

– për arsimin e mesëm Gjimnaz – gjuhë amtare dhe matematikë;
– për drejtimin shëndetësi – biologji dhe kimi,
– për drejtimet e tjera – gjuhë amtare dhe matematikë.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, inkurajon të gjithë nxënësit që të bëjnë zgjedhjen e duhur të shkollës së mesme ku do të vazhdojnë procesin e tyre arsimor, duke ju bërë thirrje për t’iu referuar arsimit profesional si një mundësi për të fituar aftësi dhe njohuri që tregu i punës i njeh dhe i vlerëson, por edhe për të fituar bazë të mirë për avancimin e mëtejshëm të arsimit të lartë.

“Nxënës të dashur është koha të bëni zgjedhje për shkollimin tuaj të mëtejshëm. Ju uroj të zgjidhni me sukses shkollën e mesme që dëshironi, të jeni nxënës të suksesshëm dhe të vazhdoni të ecni me guxim në rrugën e dijes. Ju jeni e ardhmja e këtij vendi”, theksoi ministri Shaqiri.

Në vitin shkollor 2023/24 janë paraparë 29.798 vende të lira në 937 paralele, nga të cilat 279 paralele janë paraparë për arsimin e mesëm – Gjimnaz dhe 658 paralele në shkollat ​​e mesme profesionale. Për mësimin në gjuhën maqedonase, me Konkurs janë paraparë 20608 vende të lira, për mësim në gjuhën shqipe 8301 dhe 889 vende për mësim në gjuhën turke.

Në vitin shkollor 2023/24, në bashkëpunim me komunat dhe kompanitë në vend janë siguruar 6475 vende të lira në 259 paralele në arsimin dual profesional. Kushtet dhe dokumentet e nevojshme për regjistrimin e nxënësve në shkollën e mesme i gjeni këtu.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.