Publikohet fotoja e fundit e Berlusconit para se të ndërronte jetë

Sot në Milano mbahet funeraliu i ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, teksa qeveria ka shpallur zi kombëtare.

Miliarderi italian ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare mëngjesin e së hënës, pasi muajt e fundit ishte përballur me disa probleme shëndetësore.

Mbrëmjen e djeshme në mediat italiane u publikua fotoja e fundit e “Kavalierit” para se të shtrohej në spitalin “San Raffaele” të premten e kaluar.

Në të, Berlusconi është në një nga baret e tij të preferuar në Milano, duke përqafuar djalin e vogël të pronarit.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.