Publikohet fotoja e 24 vjeçarit shqiptar i cili e mbyti nënën e tij me platstmas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Përmet ku një 24- vjeçar ka vrarë nënën e tij.

I riu që shihni në foto është Albi Muhollari, i cili akuzohet se mbyti nënën Zeniat Muhollari.

Muhollari ka dyshime se kreu krimin me platstmas.

Para OPGJ-së në momentin fillestar të arrestimit ka qenë i qetë duke thënë vetëm një frazë: “Ça ishte kjo që bëra?”. Në qelinë e Komisariatit përgjatë gjithë qëndrimit ka pirë vetëm  ujë dhe ka ngrënë një kroasant. OPGJ në praninë e avokatit ditën e djeshme e ka marrë në pyetje 24 vjeçarin për vrasjen e nënës së tij.

24-vjeçari mbaroi studimet në Amerikë dhe është ekselent, ndërkohë dyshohet se vuan nga probleme me depresionin.

I riu ka përfunduar për Inxhinieri Kompjuterike në Dearborn, Michigan, Shtetet e Bashkuara. Po ashtu mësohet se pak ditë më parë, 24-vjeçari ishte kthyer nga SHBA bashkë me nënën dhe babain e tij.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.