Arbana Osmani dhe Eduart Gishaj kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare me martesë në Toskana të Italisë.
Pas disa ditësh, çifti kanë postuar fotografinë e parë nga momenti i veçantë, shkruan “Kosovarja”.
Përballë njëri tjetrit plotë buzëqeshje, Arbana në vello dhe Eduarti në smoking.
Në mbishkrim të fotografisë Arbana ka shkuar ndjenjat e saj teksa ka falënderuar familjen dhe miqtë që ishin pranë tyre në këto ditë të paharruara.
Çifti tani janë duke i shijuar ditët e fundit të muajit të mjaltit.
Postimi i plotë:
“Bashkë ne të dy”
Një javë më parë festuam dashurinë me njerëzit tanë më të afërt në një lumë emocionesh e shumë gëzim.
Kanë qenë ditë të paharrueshme për ne dhe na u desh pak kohë të mbledhim veten nga emocionet dhe të ishim gati të ndanim edhe me ju këtë moment, si një falenderim që jeni gjithmonë pranë nesh, në të mirë e në të keq:) Faleminderit
të Familja e tyre e zemrës që ato ditë braktisën telefonat dhe shijuan bashkë me një fundjavë të bukur duke respektuar dhe dëshirën tonë për të mbajtur këtë festë private.
Faleminderit Zotit për gjithçka🙏
Vetëm bekime për të gjithë ju; Gjithmonë./Kosovarja/