Njëra prej vajzave më të përfolura këtë vit është padyshim Kiara Tito
Edhe pse nuk është më në shtëpi, emri i saj vazhdon të jetë më i përfoluri nëpër mediat shqiptare.
Kjo është Kiara Tito, e cila të shtunën i dha fund beqarisë pasi që pranoi unazën e fejesës nga këngëtari dhe tashmë banori favorit për ta fituar Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli.
Pas kësaj skene, Kiara bashkë me Bledin u larguan nga shtëpia pasi që banorja tjetër, Efi arriti finalen.
Derisa të dielën fotoja e saj me unazën e martesës u bë njëra prej fotove që mori më së shumti pëlqime, Kiara ka postuar gjatë ditës së sotme një foto ku ajo është vajzë e vogël.
Nuk dihet sa vjeçare është Kiara në këtë foto, por ajo është duke e puthur Jezus Krishtin. Kryqi me Krishtin duket pothuajse i njëjtë me një tatu që bëri Luizi gjatë kësaj jave në Big Brother VIP Albania. /GazetaExpress/