Publikohet edhe një audio-incizim i Bedri Shabanit: Kësaj radhe me Bogolub Janiçieviq

Një audio-incizim tjetër është publikuar nga biseda e Bedri Shabanit, i dyshuar për spiunazh, kësaj radhe me përgjegjësin dhe urdhërdhënësin për kryerjen e Masakrës në Reçak, njëherësh ish-shefi i Sekretariati i Punëve të Brendshme në Ferizaj, Bogolub Janiçieviq.

Audio-incizimi u publikua në emisionin Debat Plus të TV Dukagjinit.Biseda e publikuar:

Shabani: Prit pak! Ky miku ynë a ka guxim që t’iu thotë? Ndoshta nuk mundet për shkak të punës?!

Janiçieviq: Ai ka guxim

Shabani: A guxon ta thotë të vërtetën? Se sot njeriu nuk po mundet as të vërtetën ta thotë!

Janiçieviq: Ai do tua thotë të gjithë që janë, gjithmonë ashtu ka folur.

Shabani: E le t’iu thotë atëherë se, nuk ka dyshim se kjo është 100%, se ai dhe ( e censuruar)… kanë së paku 50 njerëz dhe që punojnë për të. Prandaj ka qenë. Prandaj ka qenë ( e censuruar)… e të gjitha! Më kupton?

Kjo pra! Fatkeqësi që shteti (i Serbisë) po vuan! Kjo pra! Vëlla, na duhet të mos flasim në telefon shumë, mos e dhëntë Zoti, por po të ma kapin kartelën e telefonit, do të behet belaja!

Janiçieviq: Po

Shabani: Të përshëndes shumë ty dhe familjen, Gjithë të mirat t’i uroj në jetë e atij mikut, thuaji që t’i rregulloj këto. Nëse jo, po i konvenon dikujt… e mbaroi! Më kupton?

Janiçieviq: Po

Shabani: Edhe këta “të huajt”.. Në vend se i gjithë shërbimi (BIA) të vrapojë aty ku po planifikojmë paraprakisht, po e sheh ku po vrapojnë pa lidhje.

Ndryshe, Bedri Shabani është arrestuar së bashku me Muharrem Qerimi më 5 qershor 2024 nën dyshimin për spiunim për agjencinë e inteligjencës serbe BIA. Arrestimi i tyre është bërë i mundur pas zbulimit nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës.

Bedri Shabani, ka qenë zyrtar doganor gjatë viteve 90-99, derisa pasluftës ka vazhduar të ushtrojë funksionin e doganierit gjatë periudhës së administrimit të UNMIK-ut në Kosovë. Ai është pushuar nga pozita e tij në doganë në fillim të vitit 2004.

Kohë më parë ishte publikuar audio-incizimi i parë, ku dëgjohen duke biseduar Bedri Shabani me Srdjan Rosiq – oficer në shërbimin sekret serb.

Share

Go toTop