Publikohen fotografitë e martesës së Edona James, pas ‘zhurmës’ në BBVK

Transgjinorja Edona James është kthyer në një prej personazheve më të përfolur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2.

Që me hyrjen e saj në shtëpi, Edona ka filluar të tregojë historitë e trishta të jetës së saj, e cila nuk ka qenë e lehtë.

Transgjinorja me origjinë nga Suhareka, ka bërë të ditur se vite më parë ka qenë e martuar dhe se burri i saj i parë ka kryer vetëvrasje.

Ndërkohë, ajo është martuar më pas sërish më vonë duke kurorëzuar dashurinë me një mashkull gjerman.

Në rrjetet sociale kanë filluar tashmë të qarkullojnë disa fotografi të saj të disa vite më parë, ku shihet e veshur me vellon e bardhë të nusërisë krahas bashkëshortit të saj.

James gjithashtu nuk ka hezituar që para banorëve të tregojë që dikur ka punuar si eskortë në Gjermani.

Në spektaklin e së hënës, transgjinorja shpalosi historinë e vështirë të jetës së saj, se si ka qenë e bullizuar si fëmijë dhe se si familja e saj vështirë e kanë kuptuar dëshirën për të qenë femër.

 

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.