Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

June 5, 2023

Komisioni Rregullator për Energjetik publikoi çmimet e reja të derivateve të naftës që do të hyjnë në fuqi nga mesnata e 6 qershorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe vajit ekstra të lehtë (EL-1) ulen për 0,50 den/litër.

Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 zvogëlohet për 1,00 den/litër, ndërsa çmimi i naftës EURODIZEL (D-E V) nuk do të ndryshojë.

Nga mesnata derivatet e naftës do të shiten me këto çmime:

EUROSUPER BS-95 do të shitet për 80,00 den/litër

EUROSUPER BS-98 do të shitet për 82,00 den/litër

EURODIZEL (D-E V) do të shitet për 69,00 den/litër

Vaj ekstra i lehtë (EL-1) do të shitet për 67,50 den/litër./Telegrafi/

Previous Story

Ahmeti: Jam optimist, shpresoj që shumë shpejt Maqedonia e Veriut do të integrohet në BE

Next Story

Mariçiq-Bregu: Synojmë BE-në, ndaj është e rëndësishme të punohet paralelisht për bashkëpunimin rajonal

Latest from Blog

Go toTop