PSG në bisedime me agjentin e Mourinhos, portugezi mund ta marrë drejtimin e parisienëve

May 8, 2023

Jose Mourinho pritet të largohet nga Roma në fund të sezonit dhe e ardhmja e tij do të jetë në Francë.

Trajneri portugez është i lumtur që drejton Romën, por ka pasur përplasje me drejtuesit e klubit.

Kësisoj largimi i tij në fund të sezonit nga Roma duket i pashmangshëm dhe gjiganti francez Paris Saint Germain është favoriti kryesor për të nënshkruar me të.

RCM Sport ka raportuar se drejtuesit e PSG-së kanë zhvilluar tanimë disa takime me menaxherin e portugezit, Jorge Mendes.

Special One ka dëshirë të punoj në Francë dhe ka raporte të shkëlqyera me drejtorin sportiv të PSG-së, Luis Campos.

Gjithsesi bisedimet mes palëve po vazhdojnë dhe javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Mourinhos.

Nga ana tjetër mediat italiane kanë raportuar se Mourinho mund të mbetet te Roma vetëm nëse e fiton Ligën e Evropës dhe skuadra e tij do të kualifikohet për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Previous Story

Sulmohet një vajzë nga qentë endacakë në Tetovë, publikohen pamjet

Next Story

Është bërë i pasur si futbollist, por David Silva po bëhet edhe më i pasur si biznesmen

Latest from Blog

Go toTop