Pse shishet e ujit kanë datë skadimi?

Jo, uji nuk skadon, e vetmja që mund të skadojë janë shishet e plastikës në të cilën uji gjendet.

Nuk është e rekomandueshme të pini ujë nga një shishe plastike që është afër datës së skadencës. Kjo ndodh sepse ka rrezik që plastika të derdhet në ujë e ta kontaminojë me kimikate si antimoni dhe bisfenoli.

Nëse këto kimikate gëlltiten, mund të grumbullohen ngadalë në trup, gjë që mund të dëmtojë shëndetin e zorrëve, imunitetin dhe funksionin e frymëmarrjes.

Uji i çezmës, nëse ruhet siç duhet mund të konsumohet deri në 6 muaj me rrezik minimal efektesh anësore. Ky ujë mund të ketë një shije pak më ndryshe me kalimin e kohës, që shkaktohet nga dioksidi i karbonit në ajër. Nëse vini re se uji ka një shije të çuditshme, duhet ta zieni para se ta pini ose ta hidhni.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.