Pse po shtrenjtohen çmimet e biletave të aeroplanit në Zvicër, Gjermani e Austri…

Udhëtimi ajror do të bëhet edhe më i shtrenjtë në Zvicër, Gjermani e Austri

Të tre shtetet evropiane kanë rritur çmimet e biletave për udhëtimet e shkurtra brenda Evropës, përcjell albinfo.ch.

Zyrtarët të agjencive të fluturimit në Gjermani së fundmi ka raportuar se sezoni turistik tashmë ka filluar që 13 ditë, (nisur nga 1 qershori). Me nisjen e sezonit, biletat nuk do të jenë më të njëjta, çmimet e tyre do të kenë rritje nga 2% deri në 10%, varësisht nga fluturimi që do zgjedhni si destinacion.

Edhe mërgimtarët shqiptarë kanë treguar se marrja e një bilete avioni, kohët e fundit, pa dyshim është vënë re se kostoja e fluturimit është rritur mjaft, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se çmimet janë rritur jo vetëm si rezultat i rimëkëmbjes pas pandemisë dhe rritjes së çmimeve të karburanteve, por edhe si pasojë e masave për mbrojtjen e klimës.

“Në periudhën afatmesme dhe afatgjatë, ne presim që biletat e linjës ajrore të bëhen më të shtrenjta, pasi përpjekjet në favor të zhvillimit të qëndrueshëm përfshijnë investime dhe kosto të larta,” sipas Meike Fuhlrott, zëdhënëse e linjës ajrore SWISS.

Stéphane Jayet, nënkryetar i Federatës Zvicerane të Udhëtimit (FSV), grupi ombrellë për agjencitë e udhëtimit, konfirmon se “gjatë pesë deri në dhjetë vjetët e ardhshme transportuesit ajrorë do të duhet të investojnë masivisht për të arritur qëllimet e tyre klimatike”.

Kjo do të thotë se pasagjerët “do të përfitojnë nga këto zhvillime teknologjike, por do të duhet të paguajnë çmime më të larta për to”.

Tani është edhe sezoni pranverë-verë, sezon ky shumë i frekuentuar për pushime, rezervime për data të caktuara, të gjitha këto rrisin çmimin e biletave.

Ngjashëm sikurse Zvicra e Gjermania, ka vepruar edhe Austria. Vetëm në javën e fundit thuhet se ka dryshime të mëdha në çmimet e biletave. Rritja e tyre është kryesisht për arsye të njëjta.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.