Pse opozita ka nevojë për fryrje artificiale të rejtingut me rezultate të shpikura anketash të pabëra?!

Mund të quhet skandal, mund të quhet “truk marketingu”, mund të quhet gjithçka, po përse?

Përse VLEN-i, ky grupim opozitar i shumë partive shqiptare anti-BDI-ste, ku liderët e partive që e përbëjnë atë, nuk lënë rast pa thënë se ka ardhur momenti për ndryshime, dhe shprehin bindjen se me rejting qëndrojnë para BDI-së!?

Mund të gjendet mirëkuptim për këto parti që me këtë duan t’i ushqejnë shpresat e anëtarësisë, është garë dhe përhapja e optimizmit, edhe të rrejshëm nëse ka nevojë, është një strategji. Por, optimizmi verbal, është një dimension, dhe tjetër është kur këtë e “ambalazhon” me “faktografi”. Duket se kështu duket më e fortë në sytë e publikut kur mbështet me numra konkretë, por…

Këtë e bënë në shtabin e VLEN-it me botimin e një ankete ku kishin “dalë” para BDI-së, për plot dy indeks-poena (2 për qind më lartë), edhe atë bazuar në anketën e IPIS-it.

Gjithë mbajnë mend se në anketën që zyrtarisht e pat publikuar ky institut, BDI-ja dhe kandidati presidencial i BDI-së, ishin para VLEN-it. Shtrohet pyetja se kur ndodhi kjo anketë që këta e botuan për të dëshmuar se e paskan kaluar BDI-në?

Demanti erdhi nga vetë IPIS-i, se një anketë të tillë nuk është e tyre!

Për më tepër, e askujt, por e shpikur ndoshta edhe nga vetë VLEN-i, e plasuar në Wikipedia!?

Të dalësh në rrenë para popullit, nuk është një gjë e mirë. Shohim se ndërkohë publikuesit e rezultateve të rrejshme i kanë fshirë ato, por mbetet percepcioni se VLEN-i deshi të krijojë një percepcion të shtrembëraur të realitetit, të përhapë një optimizëm pa mbulesë te anëtarësia dhe t’u japë një “orientim” edhe të pavendosurve se ja se si shkon disponimi i përgjithshëm!

Doli sipas fjalës popullore se rrena i ka këmbët e shkurtra. Për të qenë më keq, kjo u kthehet bumerang atyre që bien në sy me kësi lloji të “trukeve” të marketingut të fryjnë rejtingun, sepse askush nuk i beson dikujt që gënjen ashiqare.

Vërtet, a ia VLEN të gënjesh pa fije turpi e përgjegjësie për plasimin e gënjeshtrave? Kjo mund t’u shitet anëtarëve, por jo gjithë qytetarëve që dinë t’i peshojnë gjërat.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.