Provokohen shqiptarët e Luginës: Fshihet “Presheva”, mbetet vetëm “Preševo”

Një shenjë rrugore në Luginë të Preshevës, ku tregon drejtimin për Preshevë, ka mbetur vetëm në gjuhën serbe “Preševo”. Shkrimi “Preshevë” është fshirë.

Për këtë ka reaguar Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu.

Ai ka thënë se është njoftuar nga qytetar që mbishkrimi i shenjës së komunikacionit në gjuhën shqipe është fshirë. Për këtë, Lutfiu ka thënë se ka njoftuar “menjëherë organet kompetente dhe më premtuan se do ta përmirësojnë shumë shpejtë”.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.