Protestë në Prishtinë kundër politikave agresive të Serbisë ndaj vendbanimeve shqiptare në Luginë

October 23, 2023

Këshilli organizativ i Kuvendit Kombëtar Shqiptar për Kosovën dhe Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile, në bashkëpunim me qytetarë nga Kosova Lindore kanë protestuar kundër politikave të Serbisë ndaj vendbanimeve shqiptare në Luginë.

Protesta filloi në sheshin “Zahir Pajaziti” për të vazhduar deri te “Ibrahim Rugova” dhe “Skenderbeu”, shkruan Reporteri.net.

Protestuesit kanë mbajtur me vete flamurin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë.

Po ashtu, protestuesit kanë mbajtur disa pankarta me vete ku shkruhej “Preshevë”, “Medvegja është Dardani”, e të tjera.

Dashamir Uruqi, kryetari i Unionit Shqiptar të Shoqërisë Civile, tha se situata e shqiptarëve në Luginë është shumë e rëndë, duke shtuar se vazhdimisht atyre po u shkelen të drejtat e njeriut.

Ai ka kërkuar që në dialogun Kosovë-Serbi të diskutohet për këtë pjesë. Ai ka bërë thirrje që Kosova Lindore të përkrahet në aspektin moral e ekonomik.

“Na ka bashkuar në këtë tubim fati i Luginës. Në këto vendbanime janë duke u shkelur në mënyrë të vazhdueshme të drejta e njeriut. Problemi kryesor qëndron te trajtimi i shqiptarëve në Serbi, ata janë të diskriminuar nga shteti serbi në sektori e shëndetësisë, situata është shumë e rëndë”.

“Lugina e Preshevës është vendi më i pa pazhvilluar. Të gjitha bisedimet e ardhshme Kosovë-Serbi të vihet në tryezën e bisedimeve të drejtat themelore të Kosovës Lindore. Të punohet me të gjitha format çështja e Luginës. Kosova Lindore ka nevojë për ndihmë morale, ekonomike e financiare”.

Linda Shaqiri, koordinatore e Kuvendit kombëtar shqiptar, tha se shteti serb po diskriminon qytetarët e kësaj pjese, prandaj edhe duhet që të gjithë të ngrisin zërin ndaj padrejtësive.

“Kjo pjesë ka mbetur padrejtësisht e ndarë. Shteti serb po bën diskriminim ndaj tyre, ne sot i themi ndal. dhe të gjithë së bashku të ngremë zërin ndaj këtyre padrejtësive. Unë si një qytetare e Medvegjës kërkoj të drejtën dhe lirinë që na takon të gjithëve”.

Previous Story

Kryetari i Deçanit del kundër nismës për “braktisjen e fesë Islame”

Next Story

Data e njëjtë dhe dy skuadrat e njëjta në fushë: Locatelli shënon pas shtatë viteve në të njëjtin stadium, por kësaj radhe si kundërshtar i Milanit

Latest from Blog

Go toTop